Skip to content

Administratori ​

Administratori i Finabit-it vendos kush lidhet me asistent dhe çka mund të bëjë.

Aprovimi i përdoruesve ​

  1. Përdoruesi lidhet herën e parë nga ChatGPT ose Claude. Kërkesa shfaqet te Finabit Web › Cilësimet › Siguria › Qasja në MCP, filtri Në pritje, me përdoruesin, asistentin, shfletuesin, IP-në dhe datën.
  2. Aprovoje kërkesën. Përdoruesi lidhet sërish dhe punon.
  3. Hiq qasjen e ndal përdoruesin menjëherë.

Aprovimi bëhet një herë për përdorues, jo për çdo pajisje. Qasja skadon pas ditëve pa përdorim të caktuara te Cilësimet e Sigurisë. Udhëzimi me foto: Qasja në MCP.

Çka mund të bëjë asistenti ​

Asistenti punon me rolin e përdoruesit në Finabit. Për të kufizuar regjistrimet, hiqi rolit të drejtat Shto, Ndrysho, Fshi ose Ndërro statusin te format përkatëse. Shih Dokumentet e mbyllura dhe të drejtat.

Dokumentet e kontrolluara mbroji me statusin E Mbyllur: asistenti nuk i ndryshon, nuk i stornon dhe nuk u heq pagesat.

Kontrolli ​

  • Aktiviteti i MCP (Finabit Web › Cilësimet › Siguria): çdo thirrje e asistentit, me përdoruesin, veglën, kohën, statusin dhe parametrat. Shih Aktiviteti i MCP.
  • Pyete asistentin: "Çka ka regjistruar asistenti sot?" Shih Çka ka regjistruar asistenti.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit