Pamja
Paneli dhe njoftimet
Paneli Finabit Interaktiv
Në ChatGPT, Finabit AI hap një panel brenda bisedës:
Hape panelin e Finabit.
Hape panelin e Finabit te pagesat.| Pjesa | Çka ka |
|---|---|
| Raportet | Raportet e Finabit me filtra |
| Shitjet / blerjet | Dokumentet |
| Pagesat | Pagesat dhe arkëtimet; regjistrimi i një pagese |
| Njoftimet | Njoftimet automatike (më poshtë) |
Paneli vetëm lexon përmes veglave të leximit. Kur regjistron nga paneli, së pari përgatitet një draft që vlen 15 minuta (prepare_finabit_action) dhe regjistrohet vetëm pasi ta konfirmosh (commit_finabit_action).
Në klientët pa panel (p.sh. Claude) asistenti përgjigjet me tekst dhe tabela.
Njoftimet
Te pjesa Njoftimet e panelit aktivizon njoftime pa e pyetur asistentin:
| Ngjarja | Kur njofton |
|---|---|
| Përmbledhja ditore | Çdo ditë: shitjet, arkëtimet, gjendja e bankave, borxhet |
| Shitje e re | Faturë shitjeje mbi shumën që cakton, për një njësi ose të gjitha |
| Blerje e re | Faturë blerjeje mbi shumën që cakton |
| Arkëtim nga klienti | Pagesë nga klienti mbi shumën minimale |
| Borxhet e klientëve | Borxhe që kalojnë pragun e ditëve |
| Borxhet ndaj furnitorëve | Borxhe që kalojnë pragun e ditëve |
| Gjendja e arkës / bankës | Kur gjendja kalon pragun |
Ku dërgohen: email, Telegram, WhatsApp, ose në Make / n8n / Zapier (automation) dhe webhook. Njoftimi vlen 30 ditë dhe rinovohet nga paneli; me Dërgo tani e provon menjëherë.
Përmbledhja e mëngjesit në ChatGPT
Edhe pa panel, mund ta caktosh në ChatGPT një detyrë të përditshme (Scheduled task) me tekstin "Si shkoi dje në Finabit?". Asistenti përdor get_daily_summary.
