Pamja
Çka ka regjistruar asistenti
Pyete asistentin
Çka ka regjistruar asistenti sot në Finabit?
Shitjet që i ka futur asistenti këtë javë.
Çka ka regjistruar asistenti për userin arben në tetor?get_write_activity kthen vetëm regjistrimet e suksesshme: shitje dhe blerje, dokumente, pagesa, importe ekstraktesh, partnerë, artikuj, bashkangjitje, stornime, heqje pagesash dhe ndryshime statusi. Leximet, parashikimet (para "po"-së) dhe thirrjet e dështuara nuk hyjnë.
Për çdo veprim: ora, veprimi, rezultati (p.sh. dokumenti i krijuar), përdoruesi dhe detajet kryesore (partneri, numri, shuma).
Dokumentet e krijuara nga asistenti
Më trego dokumentet që i ka krijuar asistenti këtë muaj.find_documents me created_by_ai i gjen vetë dokumentet në Finabit.
Logu i plotë (administratori)
Çdo thirrje e asistentit, edhe leximet dhe gabimet, shihet te Finabit Web › Cilësimet › Siguria › Aktiviteti i MCP, me përdoruesin, veglën, kohën, statusin dhe parametrat e plotë. Shih Aktiviteti i MCP.
INFO
Logu përmban vetëm veprimet e asistentit. Dokumentet e futura në Finabit Desktop ose Web nuk janë këtu.
