Pamja
Hyrja dhe aprovimi
1. Hyrja me përdoruesin e Finabit
Kur ChatGPT ose Claude lidhet herën e parë, hapet faqja Sign in to Finabit e mcp.finabit.com:

| Fusha | Çka shkruan |
|---|---|
| Tenancy name | Emri i kompanisë, i njëjti si te Kompania në hyrje të Finabit Web |
| Username | Përdoruesi yt i Finabit |
| Password | Fjalëkalimi i Finabit |
Kliko Authorize.
2. Aprovimi nga administratori
Herën e parë qasja nuk lejohet menjëherë. Shfaqet kjo faqe:

Kërkesa jote shfaqet te administratori i Finabit-it, në Finabit Web › Cilësimet › Siguria › Qasja në MCP, me emrin tënd, asistentin (ChatGPT ose Claude), shfletuesin dhe datën. Pasi ta aprovojë:
- Kthehu te ChatGPT ose Claude.
- Lidhe sërish konektorin (Connect) dhe hyr njësoj si herën e parë.
Udhëzimi për administratorin: Qasja në MCP.
3. Pas aprovimit
- Aprovimi vlen për përdoruesin, jo për pajisjen: mund të lidhesh nga ChatGPT dhe nga Claude pa aprovim të ri.
- Asistenti punon me të drejtat e tua në Finabit. Çka nuk mund ta bësh në Finabit, nuk e bën as asistenti.
- Kur administratori e heq qasjen (Hiq qasjen), lidhja ndalet menjëherë.
- Qasja skadon pas ditëve pa përdorim të caktuara te Cilësimet e Sigurisë. Pastaj aprovohesh sërish.
