Pamja
Regjistrimet në Finabit
Asistenti mund të fusë dokumente në Finabit me të drejtat e përdoruesit tënd. Çka nuk e lejon Finabit për ty, nuk e lejon as asistentin.
Konfirmimi
Para çdo regjistrimi asistenti duhet të ta tregojë çka do të futë dhe të presë "po"-në tënde. Shumë vegla e kanë këtë të ndërtuar: thirrja e parë vetëm tregon (dry_run), dhe vetëm pas "po"-së regjistron. Nëse nuk të pyet, thuaj: "më trego para se ta regjistrosh".
Fatura shitjeje dhe blerjeje
I jep asistentit faturën si foto, PDF ose tekst:
Fute këtë faturë të Omega Import si blerje, afati 45 ditë, dhe bashkëngjite PDF-në.Asistenti:
- Gjen furnitorin (
get_vendor). Kur nuk ekziston, të propozon ta krijojë, me të dhënat nga ARBK sipas NUI-së (lookup_business,import_vendor_or_customer). - Kontrollon që fatura nuk është futur më parë (
find_documents). - Gjen artikujt ose kontot e rreshtave, si janë futur herët e tjera (
search_item_or_account). Artikujt që mungojnë i krijon pasi t'i konfirmosh (create_items). - Ta tregon faturën dhe pas "po"-së e regjistron (
add_transaction), me PDF-në te dokumenti.
Rregulla që asistenti i di vetë:
- Te blerja kërkohet numri i faturës së furnitorit; kur mungon, ta kërkon.
- Çmimet futen me TVSH; norma e TVSH-së merret nga artikulli (te kontot: 18% ose 8% sipas faturës).
- Afati i pagesës jepet si datë ose si ditë (p.sh. 45 ditë).
- Një faturë nuk do të thotë që është paguar: pagesën asistenti e regjistron vetëm kur ia kërkon ti. Shih Pagesat.
- Nëse lidhja ndërpritet dhe kërkesa përsëritet, nuk krijohet faturë e dytë.
Dokumente të tjera
create_document krijon: ofertë, porosi shitjeje ose blerjeje, kthim shitjeje ose blerjeje, notë debitore/kreditore, profaturë, fletëhyrje, fletëdalje.
convert_document e kalon dokumentin në hapin e radhës, me lidhjen ruajtur:
| Nga | Në |
|---|---|
| Ofertë | Porosi shitjeje, faturë shitjeje, profaturë |
| Porosi shitjeje | Faturë shitjeje |
| Porosi blerjeje | Faturë blerjeje, fletëhyrje |
| Profaturë | Faturë |
| Fletëhyrje | Faturë blerjeje |
repeat_sale_or_purchase e kopjon një shitje ose blerje në datë tjetër (qiraja, abonimet).
Korrigjimet
| Çka | Vegla | Kur refuzohet |
|---|---|---|
| Ndryshon afatin, numrin, shënimin, datën ose rreshtat | update_document | Dokumenti i paguar, i stornuar ose i mbyllur; periudha e mbyllur |
| Anulon faturën (krijon kthimin dhe i lidh) | storno_document | Fatura ka pagesë të lidhur, ose është e mbyllur |
| Heq një pagesë të gabuar | void_payment | Periudha e mbyllur ose ditari i mbyllur |
Shih edhe Dokumentet e mbyllura dhe të drejtat.
Klientët, furnitorët dhe artikujt
- Partner i ri: me NUI-në (9 shifra) emri, adresa dhe vendi merren nga ARBK. Kur partneri me atë NUI ekziston, nuk krijohet dyfish.
- Ndryshimi i partnerit:
update_vendor_or_customerndryshon vetëm fushat që i përmend. - Artikuj të rinj:
create_items, me çmimin, TVSH-në, grupin dhe njësinë matëse. Artikujt janë të përbashkët për të gjitha njësitë.
Kontrolli pas regjistrimit
Pyete asistentin "më trego dokumentin": get_document e lexon nga Finabit me rreshtat, totalet dhe skanimet. Çka ka regjistruar asistenti në një ditë: Çka ka regjistruar asistenti.
