Skip to content

Si të pyesësh ​

Asistenti zgjedh vetë veglën e duhur. Përgjigjet më të sakta i merr kur jep:

  • periudhën: këtë muaj, nga 1 janari deri më 30 shtator, vitin 2025, dje
  • partnerin, artikullin ose njësinë: Beta Market, kafe 1 kg, Depo Prishtinë
  • si t'i grupojë: sipas muajve, sipas ditëve, top 10
  • arkën ose bankën: në Banka A, në arkë

Shembuj ​

Si shkoi dje?
Sa kemi shitur këtë vit sipas muajve?
Kush na ka borxh më shumë se 1.000 € dhe sa është mbi 90 ditë?
Cilat fatura i ka të hapura Beta Market?
Sa i kemi borxh Omega Import, faturë për faturë?
Sa kafe 1 kg kemi në stok nëpër njësi?
Sa para kemi sot në banka dhe arka?
Kush ka paguar javën e kaluar?
Bruto bilanci i klasës 6 deri më 30 shtator.
A e kemi futur tashmë faturën F-2026-344 të Omega Import?
Fute këtë faturë (foto/PDF) si blerje dhe bashkëngjite PDF-në.
Regjistro arkëtimin 1.120 € nga Beta Market sot në Banka A për faturën SH-00311.
Si krijohet një kthim shitjeje në Finabit Web?

Këshilla ​

  • Nëse përgjigjja duket e çuditshme, pyet "cilën veglë përdore dhe me cilët parametra?". Asistenti ta tregon thirrjen dhe e korrigjon.
  • Për periudha të gjata kërko të dhënat të grupuara (sipas muajit, klientit) në vend të listave me mijëra rreshta.
  • Para çdo regjistrimi asistenti duhet të ta tregojë çka do të futë. Nëse nuk ta tregon, thuaj: "më trego para se ta regjistrosh".
  • Çdo thirrje (edhe leximet) shënohet te Aktiviteti i MCP në Finabit Web.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit