Skip to content

Problemet dhe zgjidhjet ​

Lidhja dhe hyrja ​

ChatGPT ose Claude nuk lidhet me adresën Kontrollo adresën: https://mcp.finabit.com/mcp. Nëse faqja e hyrjes nuk hapet, provo pas pak minutash; nëse vazhdon, njofto Terabit.

"Invalid username or password" Kompania (Tenancy name), përdoruesi ose fjalëkalimi janë gabim. Shkruaji njësoj si në hyrje të Finabit Web.

"Waiting for your administrator" Qasja jote pret aprovimin. Administratori e aprovon te Finabit Web › Cilësimet › Siguria › Qasja në MCP; pastaj lidhe sërish konektorin.

"MCP access not allowed" Administratori ta ka refuzuar ose hequr qasjen, ose qasja në MCP është e çaktivizuar për kompaninë. Kontakto administratorin.

Nuk shfaqen veglat e reja pas përditësimit ChatGPT: Settings → Apps & Connectors, hap konektorin e Finabit dhe kliko Refresh (ose shkëpute dhe lidhe sërish). Claude: hap bisedë të re; nëse nuk mjafton, shkëpute dhe lidhe konektorin. Shih ChatGPT dhe Claude.

ChatGPT: "This tool call was blocked by OpenAI's safety checks" ChatGPT ndonjëherë i bllokon thirrjet që shkruajnë të dhëna. Riformuloje kërkesën më qartë, ose provoje në Claude.

Regjistrimet ​

"Dokumenti … është i mbyllur (statusi E Mbyllur)" (DOCUMENT_CLOSED) Dokumenti ka statusin E Mbyllur. Rihape ("rihape faturën …") nëse ke të drejtën Ndërro statusin, ose kërkoji kontabilistit. Shih Dokumentet e mbyllura.

"Dokumenti është i paguar ose i stornuar; nuk ndryshohet" (DOCUMENT_LOCKED) Dokumenti i paguar ose i stornuar nuk ndryshohet. Për faturën e paguar: hiq së pari pagesën (void_payment), pastaj ndryshoje ose storno.

"Dokumenti ka pagesë të lidhur" (HAS_PAYMENT) Stornimi kërkon që së pari të hiqet pagesa e faturës.

"Periudha MM/YYYY është e mbyllur" Data e dokumentit është në një periudhë të mbyllur në Finabit. Përdor datë në periudhë të hapur, ose kërkoji kontabilistit ta hapë periudhën.

"Nuk keni të drejtë … (të drejtat e rolit tuaj në Finabit)" Roli yt në Finabit nuk e ka të drejtën për këtë veprim (Shto, Ndrysho, Fshi ose Ndërro statusin). Kontakto administratorin.

Pagesa refuzohet si dyfish (DUPLICATE) Në të njëjtën ditë ekziston një rresht i njëjtë. Nëse vërtet është pagesë e dytë, konfirmoje te asistenti.

Fatura e lidhur me pagesën refuzohet (INVALID_INVOICE) Fatura është e një partneri tjetër, është paguar tashmë, ose shuma është më e madhe se sa ka mbetur.

ALREADY_CREATED Dokumenti ishte krijuar tashmë me të njëjtën kërkesë (p.sh. pas ndërprerjes së lidhjes). Asistenti e kthen dokumentin ekzistues; nuk krijohet dyfish.

NEED_INPUT Mungon diçka e domosdoshme (p.sh. numri i faturës së furnitorit te blerja). Asistenti ta kërkon.

ARBK dhe skanimet ​

Biznesi nuk gjendet në ARBK Kontrollo që është NUI-ja me 9 shifra (jo numri i TVSH-së). Nëse regjistri nuk përgjigjet (REGISTER_UNAVAILABLE), vazhdo me të dhënat që i jep vetë.

PDF-ja nuk bashkëngjitet Kufiri është 10 MB për skedar dhe 20 MB gjithsej. Për skedarë të mëdhenj kërkoji asistentit linkun e ngarkimit. Shih Skanimet dhe PDF-të.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit