Skip to content

Pagesat dhe ekstrakti bankar ​

Asistenti regjistron pagesa vetëm kur ia kërkon ti. Futja e një fature nuk regjistron pagesë.

Arkëtim ose pagesë ​

Regjistro arkëtimin 1.120 € nga Beta Market sot në Banka A për faturën SH-00311.
Paguam qiranë 450 € nga Banka A më 5 tetor.
Gama Hotel pagoi 320,08 € me para në dorë sot.
LlojiKur
ArkëtimKlienti na paguan
PagesëNe i paguajmë furnitorit
DepozitëPara të futura në bankë (p.sh. nga arka), ose të ardhura pa partner
TërheqjeShpenzime pa furnitor (komisione bankare, qira e paguar drejtpërdrejt) ose para të tërhequra

Asistenti:

  1. Zgjedh arkën ose bankën (get_bank_accounts, get_cash_accounts).
  2. Shikon si janë regjistruar pagesat e ngjashme më herët (recent_payment_details), që ta fusë njësoj.
  3. Gjen faturën që mbyll pagesa (get_unpaid_invoices).
  4. E regjistron (create_bank_payment ose create_cash_payment). Fatura përditësohet: e paguar plotësisht ose pjesërisht.

Pagesa dyfish

Një rresht i njëjtë (lloji, partneri, shuma, referenca) në të njëjtën ditë refuzohet si dyfish. Nëse vërtet është pagesë e dytë, konfirmoje te asistenti.

Importi i ekstraktit bankar ​

I jep asistentit ekstraktin (PDF, Excel ose tekst) dhe thua:

Fute këtë ekstrakt të Banka A për 1–15 tetor.

import_bank_statement së pari bën parashikimin:

Statusi i rreshtitÇka do të thotë
gati (matched)Partneri dhe fatura u gjetën qartë
sugjerim (suggested)U gjet, por kontrolloje partnerin ose faturën
pa partner (unmatched)Duhet partneri ose konto; asistenti të pyet
dyfish (duplicate)Është tashmë në Finabit, kapërcehet

Kontrollon edhe gjendjen fillestare të ekstraktit me atë të Finabit-it. Pasi thua po, regjistrohen vetëm rreshtat "gati" dhe "sugjerim", secili me referencën e bankës dhe faturën që mbyll; në fund krahasohet gjendja përfundimtare. Rreshtat me referencën e njëjtë nuk futen dy herë edhe kur ekstrakti importohet sërish.

Gjendja dhe kontrolli ​

  • "Sa para kemi sot në banka?" → get_cash_bank_balances
  • "Lëvizjet e Banka A në tetor: fillimi, hyrjet, daljet, fundi", për ta krahasuar me ekstraktin.

Pagesa e gabuar ​

void_payment heq një rresht pagese (i futur dy herë, te partneri ose fatura e gabuar). Fatura që e kishte mbyllur kjo pagesë hapet sërish për atë shumë.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit