Skip to content

Dokument i ri (ofertë, porosi, kthim…) ​

create_document · Dokumentet · Shkrim në Finabit

Krijon çdo lloj dokumenti: ofertë, porosi shitjeje ose blerjeje, kthim shitjeje ose blerjeje, notë debitore/kreditore, profaturë, fletëhyrje, fletëdalje.

Kur përdoret

Kur do një dokument tjetër nga fatura e zakonshme e shitjes ose blerjes.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Bëj një ofertë për Gama Hotel: 100 kafe 1 kg me 12 €, 50 sheqer 5 kg me 6,50 €.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Bëj një ofertë për Gama Hotel: 100 kafe 1 kg me 12 €, 50 sheqer 5 kg me 6,50 €."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor create_document".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "create_document",
  "arguments": {
    "doc_type": "oferte",
    "partner_id": 1290,
    "department_id": 1,
    "lines": [
      {
        "item_id": "KAFE-1KG",
        "quantity": 100,
        "price_with_vat": 12
      },
      {
        "item_id": "SHEQ-5",
        "quantity": 50,
        "price_with_vat": 6.5
      }
    ],
    "dry_run": true
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
doc_typetekst/numërpoLloji i dokumentit: oferte, porosi shitje, porosi blerje, kthim shitje, kthim blerje, profature shitje, fletehyrje, fletedalje, note debitore… ose ID-ja.
partner_idnumërpoID e partnerit në Finabit (nga get_customer, get_vendor ose find_partner).
department_idnumërpoID e njësisë (degës). Shih get_context.
lineslistëpoRreshtat: { item_id OSE account, quantity, price_with_vat, vat_percent, discount, description }.
datetekstjoData YYYY-MM-DD.
due_datetekstjoAfati i pagesës YYYY-MM-DD.
due_daysnumërjoAfati i pagesës në ditë nga data e dokumentit (p.sh. 15).
invoice_notekstjoNumri i faturës (p.sh. numri i faturës së furnitorit).
memotekstjoPërshkrimi / shënimi i dokumentit.
source_invoice_idnumërjoFatura që kthehet (e detyrueshme për kthim).
client_request_idtekstjoÇelës unik i kërkesës: thirrja e përsëritur me të njëjtin çelës nuk krijon dokument të dytë.
dry_runpo/jojotrue (standard) = vetëm shfaq çka do të bëhet; false = e bën, pas "po"-së tënde.true

Përgjigjja ​

Oferta për Gama Hotel (ende pa u ruajtur):

ArtikulliSasiaÇmimi €Vlera €
Kafe 1 kg10012,001.200,00
Sheqer 5 kg506,50325,00

Gjithsej 1.525,00 € me TVSH. A ta ruaj?

Hapi 2: konfirmimi ​

Thirrja e parë vetëm e tregon çka do të ndodhë (dry_run: true). Pasi thua po, asistenti e thërret sërish:

Konfirmimi

json
{
  "name": "create_document",
  "arguments": {
    "doc_type": "oferte",
    "partner_id": 1290,
    "department_id": 1,
    "lines": "…(të njëjtat)",
    "dry_run": false
  }
}

U krijua oferta OF-00052 (ID 48230).

Shënime ​

  • Kthimi kërkon faturën që kthehet.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit