Pamja
Ndihma për Finabit
Përgjigjet në pyetje "si bëhet" për Finabit Web dhe Desktop nga baza e njohurive, me linkun e faqes përkatëse në help.finabit.com.
Kur përdoret
Kur pyet si punohet në Finabit, jo për të dhënat e kompanisë.
Shembull bisede

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).
Si ta pyesësh
- "Si krijohet një faturë shitjeje në Finabit Web?"
- "Ku e ndryshoj afatin e pagesës së një klienti?"
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor help".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "help",
"arguments": {
"question": "Si krijohet një faturë shitjeje në Finabit Web?"
}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
question | tekst | po | Pyetja për përdorimin e Finabit, me fjalët e tua. |
Përgjigjja
Faturat e shitjes gjenden te Shitjet › Dokumentet › Faturat e shitjes. Atje krijon faturën e re, zgjedh klientin, shton artikujt dhe e ruan.
Hapat e plotë me foto: Faturat e shitjes.
Shënime
- Përgjigjja mbështetet te kjo ndihmë; linku në fund të çon te faqja e formës.
