Skip to content

Importi i ekstraktit bankar ​

import_bank_statement · Arka dhe banka · Shkrim në Finabit

Importon një ekstrakt bankar njëherësh: gjen partnerin dhe faturën për çdo rresht, i kapërcen rreshtat që janë tashmë në Finabit dhe kontrollon gjendjen fillestare dhe përfundimtare.

Kur përdoret

Kur i jep asistentit ekstraktin (PDF, Excel ose tekst) dhe do ta futë në Finabit.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Fute këtë ekstrakt të Banka A për 1–15 tetor.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Fute këtë ekstrakt të Banka A për 1–15 tetor."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor import_bank_statement".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "import_bank_statement",
  "arguments": {
    "account_code": "2021",
    "statement_from": "2026-10-01",
    "statement_to": "2026-10-15",
    "opening_balance": 31250.4,
    "closing_balance": 35990.4,
    "rows": [
      {
        "external_id": "TRX-88101",
        "date": "2026-10-13",
        "amount": 2400,
        "description": "ALFA TRADE SHPK FAT SH-00377"
      },
      {
        "external_id": "TRX-88102",
        "date": "2026-10-14",
        "amount": -1660,
        "description": "OMEGA IMPORT F-2026-301"
      }
    ]
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
account_codetekstpoKonto e arkës ose bankës (nga get_cash_accounts / get_bank_accounts).
rowslistëpoRreshtat e ekstraktit: { external_id, date, amount (+ hyrje / − dalje), description, counterparty_name?, counterparty_nui?, partner_id?, account_code?, invoice_id? }.
statement_fromtekstjoFillimi i periudhës së ekstraktit.
statement_totekstjoFundi i periudhës së ekstraktit.
opening_balancetekst/numërjoGjendja fillestare sipas ekstraktit.
closing_balancetekst/numërjoGjendja përfundimtare sipas ekstraktit.
department_idtekst/numërjoID e njësisë (degës). Shih get_context.
dry_runpo/jojotrue (standard) = vetëm shfaq çka do të bëhet; false = e bën, pas "po"-së tënde.true

Përgjigjja ​

Parashikimi (ende pa u regjistruar):

DataShuma €LlojiPartneriFaturaStatusi
13.10.2026+2.400,00arkëtimAlfa TradeSH-00377gati
14.10.2026−1.660,00pagesëOmega ImportF-2026-301gati

Gjendja fillestare përputhet me Finabit. A t'i regjistroj?

Hapi 2: konfirmimi ​

Thirrja e parë vetëm e tregon çka do të ndodhë (dry_run: true). Pasi thua po, asistenti e thërret sërish:

Konfirmimi

json
{
  "name": "import_bank_statement",
  "arguments": {
    "account_code": "2021",
    "statement_from": "2026-10-01",
    "statement_to": "2026-10-15",
    "rows": "…(të njëjtat)",
    "dry_run": false
  }
}

U regjistruan 2 rreshta në Banka A. Gjendja përfundimtare përputhet me ekstraktin: 35.990,40 €.

Shënime ​

  • Rreshtat pa partner ose konto nuk regjistrohen; asistenti të pyet për to.
  • Rreshtat që janë tashmë në Finabit kapërcehen (shënohen "duplicate").

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit