Pamja
Artikuj të rinj
Krijon artikujt që nuk ekzistojnë ende, me çmimin, TVSH-në, grupin dhe njësinë matëse. Njësitë matëse dhe grupet që mungojnë krijohen vetë. Një artikull ekzistues nuk ndryshohet.
Kur përdoret
Kur një faturë ka artikuj që nuk i kemi në Finabit.
Shkrim në Finabit
Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.
Shembull bisede

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).
Si ta pyesësh
- "Krijo artikullin "Çaj mali 50 g", çmimi 1,90 €, TVSH 18%, grupi Pije."
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor create_items".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "create_items",
"arguments": {
"items": [
{
"ItemName": "Çaj mali 50 g",
"SalesPrice": 1.9,
"VAT": 18,
"Category": "Pije",
"Unit": "copë"
}
]
}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
items | listë | po | Artikujt: { ItemName, ItemID?, SalesPrice?, VAT? (18/8/0), Category?, Unit? }. | |
assemblies | listë | jo | Normativat (artikujt e përbërë), opsionale. |
Përgjigjja
U krijua artikulli Çaj mali 50 g (CAJ-MALI-50), 1,90 €, TVSH 18%, grupi Pije.
Shënime
- Artikujt janë të përbashkët për të gjitha njësitë.
