Pamja
Çka ka regjistruar asistenti
Veprimet e suksesshme të shkrimit që asistenti i ka bërë në Finabit në një ditë ose periudhë: shitje, blerje, dokumente, pagesa, partnerë, artikuj, bashkangjitje, stornime.
Kur përdoret
Për kontroll: çka ka futur asistenti sot, këtë javë, ose një përdorues i caktuar. Leximet, parashikimet (preview) dhe thirrjet e dështuara nuk hyjnë.
Shembull bisede

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).
Si ta pyesësh
- "Çka ka regjistruar asistenti sot në Finabit?"
- "Shitjet që i ka futur asistenti këtë javë për userin arben."
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor get_write_activity".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "get_write_activity",
"arguments": {
"date": "2026-10-23"
}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
date | tekst | jo | Data YYYY-MM-DD. | |
from_date | tekst | jo | Data e fillimit YYYY-MM-DD (përfshihet). | |
to_date | tekst | jo | Data e mbarimit YYYY-MM-DD (përfshihet). | |
user | tekst | jo | Përdoruesi (ose pjesë e emrit). | |
tool | tekst | jo | Vetëm ky veprim, p.sh. add_transaction. | |
limit | numër | jo | Sa rreshta më së shumti në një faqe. | 100 |
offset | numër | jo | Sa rreshta të kapërcehen (për faqen e radhës). | 0 |
Përgjigjja
Sot asistenti ka bërë 4 regjistrime:
| Ora | Veprimi | Rezultati | Përdoruesi |
|---|---|---|---|
| 09:12 | Shitje / blerje | Created transaction 48210 | arben |
| 09:40 | Dokument i bashkangjitur | Uploaded 1 file to 48210 | arben |
| 11:05 | Pagesë / arkëtim në bankë | Created bank journal 48215 | arben |
| 14:22 | Partner i ri | Created partner 1542 | drita |
Sipas veprimit: 1 shitje/blerje, 1 bashkangjitje, 1 pagesë, 1 partner.
Shënime
- Logu ka vetëm veprimet e asistentit; dokumentet e futura në Finabit Desktop ose Web nuk janë këtu.
- Të gjitha thirrjet, edhe leximet, i sheh administratori te Aktiviteti i MCP.
